Formacion i ri politik për Drenasin

Asamblisti i Kuvendit Komunal në Drenas, Xhavit Drenori i cili ishte edhe kandidat i pavarur për kryetar të komunës në zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme, ka paralajmëruar se të enjten do të zyrtarizohet një formacion i ri politik.
“Të ënjtën e zyrtarizojmë formacionin e ri politik për Drenasin”, ka thënë Drenori duke mos dhënë më shumë detaje për këtë ide.
Kjo deklaratë e tij ka dal pasditen e së martës pas mbledhjes së ekipit të tij ku është diskutuar për qeverinë e re të Lladrovcit. /DrenicaOnline/
Për më shumë lajme nga Drenasi dhe Skenderaj, ju lutemi bëjeni LIKE faqen DrenicaOnline në facebook: https://www.facebook.com/drenicaonline/