KQZ: Pagesat për komisionerët e angazhuar në zgjedhjet e Drenasit, do të bëhen së shpejti

 

Stafi i angazhuar në raundin e dytë të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Drenas nuk është paguar ende. Por, kjo pritet të bëhet së shpejti.

Në një përgjigje me shkrim për portalin DrenicaOnline, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arsyetuar vonesën me kohën kur është mbajtur ky raund (18 dhjetor) dhe ka bërë të ditur se stafi i angazhuar do të paguhen së shpejti.

“Sa i përket Raundit të Dytë të këtyre zgjedhjeve, të gjithë e dijmë se është mbajtur në gjysmën e dytë të dhjetorit, pra përafërsisht në kohën kur përmbyllet viti buxhetor dhe së bashku me të edhe ekzekutimi i pagesave. Anëtarët e Këshillave të Vendvotimit; stafi teknik i Qendrave të Votimit; QNR-së dhe ai i K-Vote, do të paguhen me buxhetin e këtij viti që pritet të lëshohet në fillim të muajit shkurt”, ka thënë Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Kurse, sa i përket raundit të parë (4 dhjetor 2016), sipas KQZ-së pagesat janë bërë me kohë, përveç rasteve kur llogaritë e tyre bankare nuk kanë qenë në rregull dhe u është kërkuar që të bëjnë përmirësimet e nevojshme. Edhe këto raste, që janë më të pakta, do të paguhen në kohën e njëjtë./DrenicaOnline/

Për më shumë lajme nga Drenasi dhe Skenderaj, ju lutemi bëjeni LIKE faqen DrenicaOnline në facebook: https://www.facebook.com/drenicaonline/

 

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë