Komuna e Skenderajt pranon një veturë donacion nga UNMIK-u

Komuna e Skenderajt sot ka pranuar një veturë donacion i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Këtë donacion  e ka pranuar Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura.

Më këtë rast Nënkryetari Nura e ka falenderuar UNMIK-un për këtë donacion i cili do t’i shërbejë Komunës së Skenderajt në realizimin e punëve të përditshme në shërbim të qytetarëve të Skenderajt. Ai poashtu ka thënë se UNMIK-u në faza të ndryshme të zhvillimit institucional të Kosovës ka dhënë kontribut të rëndësishëm

Dorëzimin e veturës, donacion për Komunën e Skenderajt, e ka bërë z. Leonid Markaryan.

Shef i Zyrës për Mbështetje të Komunitetit, në kuadër të Msionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Vetura e pranuar sot si donacion nga UNMIK-u, është veturë e përdorur në gjendje të mirë teknike dhe do të jëtë në shërbim të Komunës së Skenderajt në realizimin e punëve të përditshme administrative.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë