Eksplozivi në xhaminë e Drenasit, Mulla Osmani kërkon zbardhjen e rastit

Dje, me 29 janar janë bërë një vit kur në xhaminë e Drenasit persona ende të paidentifikuar kishin vendosur 2.2 kg eksploziv të llojit TNT.

Për fat të mirë eksplozivi ishte larguar pa pasoja por që të xhemati kishte shfaqur frikë të madhe.

Imami i kësaj xhamie Mulla Osman Musliu thotë se ende si xhemat dhe imam nuk kanë pranuar asnjë informatë se deri ku ka shkuar zbulimi i këtij krimi.

“Unë si imam dhe xhemati im kërkojmë nga institucionet përgjegjëse për zbulimin e rastit kriminal dhe enigmatik”, ka thënë mulla Osmani./DrenicaOnline/

Për më shumë lajme nga Drenica, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në facebook:

https://www.facebook.com/drenicaonline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë