Falë edhe vëmendjes mediatike të prindërve, vajza e Blero Muharremit dhe Teuta Krasniqit, Tara është një prej fëmijëve më të komentuar në showbizin shqiptar.
E kësaj radhe, nuk janë talentet e saj në aktrim, këndim, gjuhë të huaja ato që e kanë shndërruar në temë të diskutimit princeshën e vogël.
Ka qenë një fotografi e këngëtarit Blero Muharremi ku shfaqet me motrën e tij, Tinën, ajo që ka bërë që ndjekësit të komentojnë mbi ngjashmëritë mes vajzave.
Shumë prej tyre kanë deklaruar se Tara e vogël është definitivisht kopje e Tinës në tiparet e fytyrës së saj.
Se a qëndron një gjë e tillë ju mbetet juve ta vlerësoni.
