Lladrovci nuk ndalet, viziton fshat për fshat

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorët e tij të shtunën mbrëma ka vizituar banorët e fshatit Likoshan ku kanë diskutuar për problemet e tyre, ndërsa me prioritete theksuan se çështja e furnizimit me rrymë është në rënd të parë.

“Në bashkëbisedim, qytetarët diskutuan për problemet e tyre, me prioritet theksuan se çështja e furnizimit me rrymë është në rend të parë. Ju thashë se së shpejti fillon rregullimi i trafos së re ne Drenas dhe problemi i rrymës së tri fshatrave të komunës tonë-Likoshani, Gradica dhe Godanci që deri më tani furnizoheshin nga Skënderaji- do të angazhohemi të zgjidhet”, ka deklaruar Lladrovci, raporton DrenicaOnline.

Sipas Lladrovcit, qytetarët parashtruan kërkesën e emërtimit të rrugëve të lagjeve, në pajtim me kontributin e çdo lagjeje ngase secila ka nga një e më shumë dëshmorë dhe ky proces do të bëhet në konsultim me ta.

“Rregullimi i infrastrukturës së fshatit dhe meremetimi i shkollës ishte çështje tjetër e diskutuar dhe me këtë rast i sigurova ata se çdo çështje e parashtruar do të zgjidhet, në bashkëpunim me ta dhe do të trajtohen me prioritet. Së bashku do të arrijmë sukses”, ka thënë kreu i Drenasit./DrenicaOnline/

 

Për më shumë lajme nga Drenica, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në facebook:

https://www.facebook.com/drenicaonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë