Sherifi: A bëri Thaçi “puç” presidencial?

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, duke komentuar bisedën telefonike të presidentit Hashim Thaçi me kryeministrin e Serbisë, ka pyetur së për çfarë janë marrë vesh.

Sherifi, përmes një postimi në Facebook, nuk ka lënë pa komentuar edhe çështjen e shkeljes mbi kompetencat e kryeministrit nga ana e presidentit Thaçi, duke zhvilluar bisedë me kryeministrin e Serbisë, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë:

“Rokadë funksionesh apo “PUÇ” presidencial?

Hashim Thaçi pëmes FB të tij e infirmoi publikun se sot me kryeminstrin e Serbisë Aleksandër Vuçiç ka zhvillue një bisedë telefonike.

Nga kjo informatë nuk kuptuam se a janë marrë vesh për t’i dhënë fund “luftës” apo janë marrë vesh veç për një armpushim të përkohshëm!?

Edhe diçka, mos rastësisht Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë bërë rrokadë të funksioneve veçse ende nuk e kanë informue publikun apo bëhet fjalë për një “PUÇ” presidencial?” (sic.), ka shkruar Sherifi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë