Publikohet foto e rrallë e Ramushit, Rexhës dhe Mujës (Foto)

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi ka kujtuar kohën e vitit 1997, kur përkrah tij qëndronin shokët e luftës, Mujë Krasniqi e Ramush Haradinaj.

Selimi e ka publikuar një foto, përmes së cilës ka bërë thirrje për lirimin e Ramush Haradinajt. Ky i fundit është duke qëndruar në Francë, pasi ishte arrestuar nga autoritetet franceze më 4 janar në aeroportin e Bazelit.

“Për hir të memories. Foto e Vitit 1997 në Tiranë, me Mujën e me Ramushin. #LiriperRamushin”, ka shkruar Selimi.

Arrestimi i Haradinajt është bërë në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia, ku Haradinaj akuzohet për krime lufte. Ndërkohë, gjykata franceze i ka shqiptuar Haradinajt vendimin se ai duhet të paraqitet tek autoritet dy herë në javë.

Për më shumë lajme nga Drenasi dhe Skenderaj, ju lutemi bëjeni LIKE faqen DrenicaOnline në facebook: https://www.facebook.com/drenicaonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë