KQZ nuk i ka paguar ende komisionerët për zgjedhjet e Drenasit

 

Pagesa për komisionarët e KQZ-së sa i përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit ende nuk janë realizuar.

Kështu ka bërë të ditur asamblisti i KK së Dreanasit, Xhavit Drenori. Ai nëpërmjet facebook-ut ka sqaruar edhe komunikimin që ka pasur me anëtarët e KQZ-së.

Më poshtë lexoni postimin e Drenorit të postuar në faacebook:

Pagesa për komisionarët e KQZ-së, të angazhuar nga ekipa jonë, fatkeqësisht ende nuk janë realizuar

Për hirë të transparences dhe llogaridhenjes morale e politike, vendosem me i publiku emailat komunikues me KQZ-në.

Përveç listave me të gjitha të dhënat për komisioner, para zgjedhjeve KQZ-së i patem dergu edhe të gjitha konfirmimet bankare për të gjithë komisionerët e angazhuar nga ekipa jonë.

Pra, ne kishim kry punën tonë absolutisht brenda afateve ligjore.

Është e quditshme të marrin informacione se komisionerët e partive të caktuara ishin paguar për diten e zgjedhjeve të 4. Dhjetorit ndërsa jo edhe të ekipës Drenori.

Gjatë janarit, pas kërkesës tonë për informacine, zyrtarë të KQZ-së pa fije turpi japin arsyet për gabime ne numrat e kontove. Kishin harruar që për secilin person kishin marrë edhe konfirmimin e bankës.

Pra kësaj pune nuk ka si i vije “era” ndryshe përveç keqperdorim i pozitës zyrtare (ose në shumës) duke demtuar komisioner të subjektit të caktuar.

Nesë deri të merkuren tjetër edhe komisionerët tane nuk i marrin meditjet e tyre konform ligjit, për punën e bërë, do ja “leshojmë” edhe këtu JETA në KOSOVË dhe kallzimin penal.

Administrata e KQZ-së duhet definitivisht të “pastrohet” nga militant partiak.

Për më shumë lajme nga Drenica, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në facebook:

https://www.facebook.com/drenicaonline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë