Drenasi etnik

Në 35 vendbanime sa ka komuna e Drenasit, duke përfshirë edhe qytetin, nuk jeton asnjë serb. Kështu përafërsisht ishte edhe para lufte, por kjo komunë e Drenicës në kohën kur Serbia aplikoi masat e dhunshme ishte një nga qendrat më të fuqishme të partisë së Millosheviqit, SPS-së. Vendimet e SPS-së të para gati 20 vjetëve mbesin të ligjshme në Kosovën e pavarur.

“Nuk ka asnjë”, thotë një zyrtar komunal në Drenas, duke u përgjigjur në një pyetje të “Zërit” nëse në këtë komunë të Drenicës ka serbë që jetojnë. Në këtë aspekt, Drenasi dallon shumë nga komunat e tjera që e rrethojnë, Skenderaj, Vushtrria, Klina, Lipjani, Fushë Kosova, shumë fshatra të cilat përherë kanë qenë të banuara me serbë edhe para lufte e edhe tani pas lufte. Në 35 vendbanime sa ka komuna e Drenasit, duke përfshirë edhe qytetin, nuk jeton asnjë serb. Kështu përafërsisht ishte edhe para lufte, por kjo komunë e Drenicës në kohën kur Serbia aplikoi masat e dhunshme ishte një nga qendrat më të fuqishme të partisë së Millosheviqit, SPS-së, që udhëhiqej nga shqiptarët.

Në Drenas thonë se është një grua ortodokse që jeton e vetmuar në një banesë, por as ajo nuk është serbe, por malazeze. Edhe para lufte, në komunën e Drenasit nuk ka pasur serbë që kanë jetuar, por ka pasur serbë që kanë punuar në institucionet e ndryshme dhe në ndërmarrje dhe ata kishin ardhur aty për të punuar nga fshatra të komunave të tjera të Kosovës dhe nga Serbia. Numri i tyre ishte shtuar pas aplikimit të masave të dhunshme të Serbisë, të cilat ishin përkujdesur që komunën e Drenasit dhe ndërmarrjet publike t’i pastrojnë prej shqiptarëve.

“Ka pasur shqiptarë që i kanë pasur gratë serbe dhe ato kanë qenë të vetmet që kanë jetuar në komunën e Drenasit, në disa fshatra. Edhe tani është një që ka qenë e martuar tek Zariqtë dhe tani jeton e vetme në një banesë, e ka emrin Radmilla, por ajo më duket që është malazeze”, thotë Bekim Dobra, zëdhënës i Komunës së Drenasit…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)

Për më shumë lajme nga Drenasi dhe Skenderaj, ju lutemi bëjeni LIKE faqen DrenicaOnline në facebook: https://www.facebook.com/drenicaonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë