Drenasi behët me plan të transparencës

Eshtë mbajtur mbledhja e Kuvendit të Komunës së Drenasit dhe janë shqyrtuar 7 pika të rendit të ditës, në mesin e tyre edhe plani komunal për transparencë, ku me disa plotësime, në mënyrë unanime është votuar nga anëtarët e Kuvendit.

Mbledhjen e parë të këtij viti e ka kryesuar, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Naim Bazaj, ndërsa në mbledhje ishin të pranishëm, Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, drejtor të drejtorive komunale, anëtarët e Kuvendit, përfaqësues të OSBE-së, KFOR-it, medieve dhe qytetarë.

Fillimisht në mbledhje është votuar procesverbali i mbledhjes së kaluar, pastaj pika e dytë e propozim vendimit për raportin e komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të palëve për emërtim të rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike të Komunës së Drenasit është vendosur që në mbledhjen e ardhshme të sillet propozimi me ndryshimet e ngritura në Kuvend pastaj të votohet.

Në piken e tret, me disa plotësime, anëtarët e Kuvendit me vota unanime kanë votuar planin e veprimit për transparencë komunale, ndërsa për pikën e katërt, pas elaborimit të raportit të punës dhe aktiviteteve për vitin 2016 të Grupit të Grave Asambleiste është votuar po ashtu ne mënyrë unanime.

Në pikën e pestë, për plotësimin e një anëtari të Komitetit për Politikë e Financa, është votuar me shumicë votash, anëtari i Kuvendit Komunal, Rifat Bilalli nga LDK-ja, ndërsa në pikën e gjashtë, është votuar që Kristina Sopi të plotësohet dhe zëvendësohet në Komitetin për Komunitete. Në pikën e shtatë, është diskutuar për çështje të ndryshme, me theks të veçantë për pronat publike të dhëna në shfrytëzim, që Komisioni i kësaj procedure është propozuar nga kryetari i Komunës që të ndryshohet në mbledhjen e ardhshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë