Limaj: Serbia kurrë s’ka qenë më prezente se tash në Kosovë

Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj tha se Qeveria e Kosovës e ka dezintegruar shtetin. Tha se Serbia në Kosovë kurrë s’ka pas më shumë ndikim se tani.

“Serbia kurrë s’ka qenë kurrë më prezentë se që është tash jo me ushtri, por me ndikimin e saj, ka thënë Limaj në emisionin ‘Debat’ në RTK.

Limaj tha se vendi sa më parë duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme në mënyrë që të ndalet ndikimi i Serbisë në Kosovë dhe që vendit t’i krijohet një shancë shprese.

Lideri i NISMA’s tha se opozita nuk ka asnjë përgjegjësi për gjendjen e tanishme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë