LDK bën publike pasqyrat financiare të partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se e ka hapur ueb-faqen e partisë ku do të bëhen publike financat.

Në njoftim, LDK-ja e ka bërë të ditur faqen ku mund të klikoni për të parë pasqyrat financiare, transmeton Indeksonline.

Ky është linku i ueb-faqes: http://www.ldk-ks.eu/

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Pas kërkesës së mëhershme të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Akademik Isa Mustafës, në linkun më poshtë mund të gjeni raportet financiare të LDK-së.

LDK, po ashtu, ka kërkuar nga KQZ-ja që pasqyrat financiare të LDK-së të dorëzuara në KQZ të jenë publike. Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka aktivizuar edhe uebfaqen zyrtare ku do të bëhet publik dhe transparent çdo shpenzim dhe çdo pasqyrë financiare.

http://www.ldk-ks.eu/ është linku ku mund t’i gjeni të publikuara raportet financiare të LDK-së

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë