Ganja ia mësyn veriut të Mitrovicës (Foto)
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu vizitoi sot veriun e Mitrovicës, ku pati rastin të takohet me disa prej qytetarëve shqiptar atje.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ajo ka njoftuar se pa nga afër edhe një shkollë që, sipas saj, nuk ishte aspak në gjendje të kënaqshme. “I falënderoj te gjithe për mikpritjen! Ishte vërtet mbresëlënëse ruajtja e traditës se mikpritjes shqiptare
Postimi i plotë:
Ne kuader te aktiviteteve te mia per te komunikuar me qytetar, sot zgjodha veriun e Mitrovices konkretisht lagjen Kodra e Minatorve ku pata rastin te bashkbisedoj dere me dere me qytetaret qe jetojne ne ate lagje. I falenderoj te gjithe per mikpritjen! Ishte vertet mbreslense ruajtja e tradites se mikpritjes shqiptare. Fjalet inkurajuese te mesuesve ne pension Resmije dhe Tef Vokrri, me mbushen me optimizem dhe motiv per te vazhduar punen time.
Gjate kesaj vizite u ndala edhe ne paralelen e ndare te Shkolles “Hivzi Sylejmani” ku takova ata pak nxenes qe ndiqnin mesimet ne kete Shkolle dhe dy mesimdhenesit e tyre. Gjendja e kesaj shkolle nuk ishte aspak e knaqesshme prandaj ne ditet ne vijim und do te adresoj problemet e evidentuara dhe pres nga organet kompetente qe ta trajtojne me urgjence ate objekt qe Mesimdhensve dhe nxenesve te asaj shkolle mos t’iu humbet motivi per te vazhduar.