Plaçkitet shtëpia e deputetit të Nisma-s!
Në orët e mbrëmjes së sontme është vjedhur shtëpia e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nisma për Kosovën Zafir Berisha, nga persona të panjohur.
Rastin e konfirmoi për “Gazeta Blic” vetë deputeti Berisha.
Më tej ai ka shtuar se për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, për çka tha se rreth një orë më parë kanë qenë në shtëpinë e tij për t’i nisur procedurat e hetimit të këtij rasti.
Rikujtojmë se muaj më parë është plaçkitur edhe shtëpia e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezit.