Berisha tregon pikat e rëndit të ditës për seancën e neserme të KK së Drenasit

Asambleisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Vehbi Berisha ka shpalosur pikat e rëndit të ditës për mbledhjen e neserme të KK së Drenasit, raporton DrenicaOnline:
Të nderuar qytetarë të Drenasit, për ditën e nesërme është thirr të mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Drenasit duke filluar prej orës 13:00, ku është paraparë vetëm një pikë e rendit të ditës si në vijim:
1. Proces verbali i mbledhjes të datës 09.12.2016.
2. Propozim vendim i raportit të komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të palëve për emërtim të rrugëve, rrugicave dhe vendeve tjera publike të Komunës së Drenasit.
3. Propozim vendim për aprovimin e Planit të Veprimit për
përmbushjen e Transparencës në Komunën e Drenasit.
4. Raporti i punës dhe aktiviteteve të ndërmarra në vitin 2016 nga Grupi i Grave Asambleiste në Drenas.
5. Plotësimi me një anëtarë të Komitetit për Politikë e Financa.
6. Plotësimi dhe zëvendësimi i Komitetit për Komunitete.
7. Të ndryshme.
Vehbi Berisha–Asambleist në KK Drenas
Për më shumë lajme nga Drenica, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në facebook:
