Aksion i madh policor në Vushtrri e Mitrovicë, deri më tash janë arrestuar 3 persona

Një aksion i gjerë policor është ndërmarrë në rajonin e Mitrovicës.

Policia e Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit në Mitrovicë ka ndërmarrë një aksion policor në Komunën e Vushtrrisë, njofton KosovaPress.

Jo zyrtarisht mësohet se aksioni ndërlidhet me armë dhe është zhvilluar në qytetin e Vushtrrisë dhe disa fshatra të kësaj komune.

Sipas burimeve, tre persona janë arrestuar, ndërsa janë konfiskuar disa armë të ndryshme automatike dhe qindra fishekë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë