Publikohen detajet e dasmës së Almedës me aktorin e famshëm turk

Shtypi ka nxjerrë detaje nga dasma e modeles shqiptare me aktorin turk.

Dasma e Almedës me aktorin  Tolgahan Sayisman do të mbahet pas tri javësh.

Shqiptarja është në lidhje dashurie me aktorin turk prej dy vitesh, ndërsa në Nëntor 2016 ata u fejuan dhe filluan përgatitjet për dasmë. Çifti pritej të martohej në Pranverë, por Sayisman ka vendosur qe ditëlindjen e Almedës, 13 shkurt,  ta bëjë edhe më të paharrueshme duke caktuar dasmën në atë ditë.

Media turke raporton se Abazi dhe Sayisman do të udhëtojnë drejt Los Angeles në SHBA, ku ata kanë një shtëpi të tyren, për ceremoninë e martesës. Atje do të hedhin firmat në certifikatën e martesës dhe më pas do të ketë edhe një ceremoni shik.

Sayisman raportohet të ketë përgatitur një listë prej 25 personash për të marrë pjesë në këtë ceremoni.

Pas kthimit nga Los Angeles, çifti pritet të organizojë një festë edhe për miqtë në Stamboll.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë