Kërkohet përjashtimi i prokurorit nga rasti i aktivistëve të VV-së (Video- Foto)

(I plotësuar)- Pas hapjes së seancës fillestare ndaj aktivisteve te VV-se nga kryetari u trupit gjykues, Beqir Kalludra dhe prezantimit të palëve, avokati Ramiz Krasniqi mbrojtës i Atdhe Arifit kërkoi që prokurori i rastit, Abdurrahim Islami të përjashtohet nga ky rast, me arsyetimin se ky rast është sjell si çështje politike në gjyq.

Avokati kërkoi nga prokurori ta tërheq këtë aktakuzë, pasi nuk ka prova, shkruan Indeksonline.

Por jo vetëm këtë, avokati Krasniqi kërkoj edhe përjashtimin e tërë Prokurorisë Speciale, pasi sipas tij e tëre kjo prokurori është vegël e pushtetit aktual. Kjo kërkesë u përkrahë edhe nga mbrojtësit e të akuzuarve tjerë.

Tre nga 4 aktivistët e akuzuar kanë veshur bluza me fytyrë të Astrit Deharit me mbishkrim ‘Drejtësi për Astritin’.

……………………………………….

Aktivistët e VV-së në pritje të seancës, veshin fanella me fotografi të Astrit Deharit

Seanca ndaj të dyshuarve për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, që ka ndodhur më 4 gusht 2016 pritet të fillojë edhe disa minuta.

Derisa në sallën ku do të mbahet seanca kanë hyrë aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, zëdhënësi Frashër Krasniqi dhe Adea Batusha. Ata shihen me fanella me mbishkimrin “Drejtësi për Astritin”, raporton Indeksonline.

Të pranishëm në këtë seancë janë edhe sekretari i përgjithshëm i LVV-së, Dardan Molliqaj, deputetet Albulena Haxhi dhe Donik Kadaj-Bujupi, babai i Astit Deharit si dhe Sami Kurteshi.

Ndryshe, rreth aktakuzës do të deklarohen katër aktivistë të Vetëvendosjes: Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi.

Në mesin e  të akuzuarëve ishte edhe Astrit Dehari, i cili ka humbur jetën më 4 nëntor 2016, në burgun e Prizrenit, gjatë kohës që mbahej në paraburgim.

Akuza ndaj katër të dyshuarve është ngritur më 29 dhjetor 2016. /Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë