Institucioneve u bëhet thirrje urgjente për krijimin e ushtrisë (Dokument)

Njohës të sigurisë, politologë, ekonomisë, gjuhëtarë e shqiptarë të profesioneve të ndryshme nga vendet më të njohura të botës, u kanë bërë thirrje institucioneve që sa më parë ta formojnë ushtrinë, raporton Zeri.info.

Ata me anë të një shkrese të përbashkët, kanë kërkuar që

“Duke u thirrur në parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, ligjet dhe zakonet ndërkombëtare për paqe e siguri, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe  të drejtën e qytetarëve të Kosovës për vetëmbrojtje në rast të agresionit të jashtëm bëjmë thirrje për krijimin e menjëhershëm të Ushtrisë së Kosovës”, thuhet në këtë shkresë.

Kjo me qëllimin që sipas tyre, ushtria t’i shërbejë interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim, paqes, sigurisë dhe mbrojtjes së integritetit territorial e sovranitetit të vendit.

Ndërkaq, personat që kanë nënshkruar këtë thirrje janë nga vendet më të njohura të Evropës e botës, përfshirë këtu: Gjermaninë, Suedinë, SHBA etj.

Më poshtë mund ta gjeni të plotë thirrjen e tyre drejtuar, presidencës, qeverisë e kuvendit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë