Falë vullnetit të mirë, edhe familja Kadria bëhet me banesë në Skenderaj (Foto)

Përveç se i zoti i shtëpisë Lulzim Kadria, është i paralizuar totalisht, familja pesë anëtarëshe ballafaqohet më kushte tepër të rënda të jetës.

Ata jetojnë në një dhomë e cila nuk i plotëson as për së afërmi kushtet për banim, dhe për më tepër janë pjesë e skemës sociale, si i vetmi burim jetese për ta.

Por, fati buzëqeshi në momentin kur dy bamirësit e njohur kosovar, Halil Kastrati – “Jetimat e Ballkanit” dhe Adnan Hyseni, ndërmorën iniciativën që ta bëjnë më konak të tyrin këtë familje.

Ata grumbulluan paratë e nevojshme dhe arritën ta blejnë një banesë në Skenderaj, në të cilin do ta vendosin Lulzim Kadrinë, bashkëshorten dhe tre fëmijët e tyre.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë