Aktakuzë ndaj Mehdi Gjokës, dyshohet për uzurpim të pronës në të cilën ndërtoi biznesin e tij “Fer Petrol” (Dokument)

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj afaristit nga Drenasi, Mehdi Gjoka me dyshimet se ka uzurpuar pronën, në të cilën ka ndërtuar kompaninë e tij për shitjen e derivateve ‘Fer Petrol’

Akaktuaza ndaj biznesmenit Mehdi Gjoka, e ngritur më 16 nëntor të 2016’ës ka klasifikuar dyshimet se pronari i ‘Fer Petrol’ ka kryer veprën penale “Uzurpim i paluajtshëm i pronës së paluajtshme”.

Sipas aktakuzës, Gjoka, i afërt me PDK’në dhe njëherësh daja i ish-kryetarit të Drenasit, Nexhat Demaku, si pronar i pompës së benzinës ka uzurpuar pronën e H.B., pronar i së cilës është që 40 vite, dhe ka ndërtuar në pronën e tij biznesin e derivateve, shkruan Gazeta Express.

Prona e uzurpuar e H.B., ndodhet në vendin e quajtur “Utrina Selo”, zona kadastrale “Qikatovë e Re”, dhe aktakuza thotë se pronari legjitimim i saj ka pasur dëme të konsiderueshme materiale, derisa nuk ka pasur mundësi ta shfrytëzoi atë.

Prokuroria e Shtetit, pas mbajtjes së seancave, ka propozuar që Mehdi Gjoka, të shpallet fajtor dhe të dëbohet nga prona e uzurpuar.

Aktakuza të cilën e ka siguruar Gazeta Express thotë se Gjykata duhet t’i urdhërojë Mehdi Gjokës, dëbimin nga prona e uzurpuar dhe t’ia ndalojë në të ardhmen shfrytëzimin e ngastrës kadastrale, në vendin e quajtur “Ultrina Selo”, e cila është pronë e H.B.

Prokuroria e Shtetit, një vite para ngritjes së aktakuzës, më 16 nëntor 2015, kishte pranuar kallëzimin penal nga i dëmtuari H.B. kundër Mehdi Gjokës.

Aktakuza potencon se provat e siguruara janë të qarta dhe të mjaftueshme me të cilat do të vërtetohet fajësia e Mehdi Gjokës.

Megjithatë, Mehdi Gjoka është shpallur fajtor për kanosje gjatë monitorimit të rivotimit në zgjedhjet e mbajtura më 9 janar 2011. Në cilësinë e vëzhguesit, ai kishte kërcënuar një vëzhguese të Rrjetit Ballkanit për Gazetari Hulumtuese.

Gjykata Komunale e Drenasit kishte shqiptuar dënimin prej 2 muajsh me burg, mirëpo Gjoka kishte vendosur që dënimin ta paguaj me gjobë prej 900 euro.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë