Në këtë komunë të Kosovës, nuk jeton asnjë katolik madje as edhe një serb

Në këtë komunë të Kosovës, nuk jeton asnjë katolik madje as edhe një serb

Në pjesën më të madhe të territorit kufizohet me Serbinë. Por në këtë komunë të Kosovës, nuk jeton asnjë serb. Bëhet fjalë për Podujevën qytet ky etnikisht i pastër me shqiptarë. Por ky fakt nuk është i vetmi që e bën të të veçantë Llapin.

Podujeva llogaritet si qyteti i vetëm në Kosovë që përbëhet nga një popullësi qind për qind myslimane. Kjo mbase është arsyeja që llapjanët “benë” me të shpeshtë e kanë “pasha Kuranin”.

Komuna e cila lirisë së Kosovës ia dha djemtë dhe vajzat më të mire, kurrë nuk është udhëhequr nga partitë e dala nga lufta e UÇK-së. Që nga përfundimi i saj Podujevën e udhëheq LDK-ja!

Llapjanët që identifikohen shumë si dashamirë të cajit të rusit, mburren edhe me liqenin e Batllaves dhe me lumin e Llapit që i bie përmes këtij qyteti nga i cili kanë dal edhe emra të mëdhenjë të futbollit, sic ishin dikur Fadil Vokrri e Vefzi Rama apo tash vëllezërit Xhaka, , shkruan Magazina.al.

Qyteti prej nga kanë origjinën shumë këngëtarë të njohur, mburret edhe me mundësinë që kishte për ta udhëhequr Kosovën gjatë kohës sa llapjani Fatmir Sejdiu ishte në krye të Presidencës.

Podujeva ky vend atraktiv për shumë arsye, kohëve të fundit, ka filluar të mos duket i tillë nga ata që kanë probleme të mëdha me ligjin. Burgu i Dyzit është bërë destinacion i padëshiruar për të gjithë ata që ky vend po i “mirëpret”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë