Lladrovci i kërkon Avokatit të Popullit të shqyrtojë vendimet gjyqësore për pronat e tjetërsuara

Kryetari i Komunës së Drenasit,  Ramiz Lladrovci ka pritur në takim Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari i cili ishte i shoqëruar nga deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës,  Blerta Deliu-Kodra.

Në këtë takim, Lladrovci ka kërkuar nga Jashari që zyra e Avokatit të Popullit të shqyrtojë ato vendime gjyqësore rreth pronave publike të tjetërsuara, gjatë kohës së masave të dhunshme të cilat ishin marrë në fundvitet e 80-ta dhe gjatë viteve të 90-ta.

Ndërsa me rregulloren e UNMIK-ut dhe me një vendim të Kuvendit Komunal, tjetërsimi i pronave nuk u është njohur, mirëpo pikërisht ne këtë kohë Gjykatat kishin filluar përmes procedurave gjyqësore që tjetërsimin e këtyre pronave të vlerësonin si prona kontestimore, nga të cilat Komuna e Drenasit ishte dëmtuar.

Nga avokati Jashari, kryetari Lladrovci ka marrë zotimin se do ta ngrisin këtë shqetësim në instancat e shtetit. Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari ka kërkuar nga Komuna që të ofrojë një zyrë e cila do të shfrytëzohet si zyre rajonale për komunat përreth Drenasit, ku kryetari Lladrovci ka thënë se Komuna do të ofrojë një lokacion për zyren e avokatit të popullit për rrethin tonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë