Drenori kritikon ashpër Lladrovcin pas emërimit të një ud/drejtoreshe të shkollës fillore  

Ish-kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, Xhavit Drenori ka kritikuar vendimin për emërimin e Sh.D. si ushtruese e detyrës së drejtoreshës në shkollën fillore në Gllobar.

Ja statusi i plotë i Drenorit të publikuar në facebook:

A është ky depolitizimi i arsimit në Drenas që pat premtuar kryetari Lladrovci gjatë fushatës?

Sh.D. qenka emëruar ushtruese e detyrës së drejtoreshës në shkollën fillore në Gllobar.

Siç mund të shihni edhe në fotot e bashkangjitura Sh.D. është militante e përbetuar partiake dhe në fushatën e fundit të zgjedhjeve lokale në Drenas ishte mjaft aktive.

Ja paskeni shpaguar mundin z. Kryetar.
(Zgjedhjet e radhës janë në tetor/nëntor të këtij viti. Don’t foorget!).

Aq më keq, në listën me mësimdhënës me diploma fallco (të marra nga kolegji KRISTAL në Gjakovë), figuron edhe emri i Sh.D. (Duhet megjithatë verifikim, meqë drejtori i DKA-së në Drenas nuk me pat lënë qasje në dokumente publike vite me parë).

Arsimi në Drenas është peng i politikës. Gjeneratat e ardhme do të na mallkojnë. PISA prej qiellit nuk ka pikë!

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë