Lladrovci takon ambasadorin e Shqipërisë, Minxhozi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sot ka takuar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit të Drenasit me bashkitë e Shqipërisë.

“Në takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesinë e tij, z. Qemajl Minxhozin, me ç rast diskutova për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit të Drenasit me bashkitë e Shqipërisë, jo vetëm në aspektin kulturor, sportiv e arsimor, por edhe në investime.

E inkurajova Ambasadorin që të ftojë bizneset nga Shqipëria që të vijnë e të investojnë në Komunën e Drenasit, sepse ne do të ofrojmë kushte të favorshme për investime.

Mora garanca nga Ambasador Minxhozi se përpjekjet në këtë drejtim nuk do të mungojnë, ngase siç tha ai, Drenasi e meriton sepse është komunë e vogël me histori të madhe”, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, Ramiz Lladrovci./DrenicaOnline/

Për më shumë lajme nga Drenica, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në facebook:

https://www.facebook.com/drenicaonline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë