Rexhep Selimi e Albin Kurti mbushin odën në Mramor, krisë kënga e çiftelia (Foto)

Deputetët e Levizjës Vetëvendosje, Albin Kurti e Rexhep Selimi janë mbledhur sot në Mramor.
Në këto orë të mbrëmjes ata po qëndrojnë bashkë më disa qytetarë të këtij fshati në periferi të Prishtinës, shkruan Indeksonline.
Detajet e këtij takimi nuk i ka dhënë deputeti Rexhep Selimi, por i njëjti vetëm ka bërë publike foto nga takimi. Bashkë me Selimin e Kurtin është edhe drejtori në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi.
Duket se aty nuk do të mungojë kënga pasi disa nga pjesëmarrësit mbajnë me vete edhe çifteli.
Aty shihet një numër i madh i qytetarëve, të cilët janë përkrahës të Lëvizjes.





