Ky është kumanovari që ndërroi jetë në burgun e Idrizovës (Foto)
Në burgun e Indrizovës, në rrethana ende të pasqaruara dje ndërroi jetë Mitat Sejdiu (46) nga fshati Vaksincë, komuna e Likovës në rrethinën e Kumanovës, njofton INA.
Ai ka ndërruar jetë pak pasi është vizituar dje nga familjarët e tij. Sejdiu ka ndërruar jetë në qelinë e tij në krahun numër 4 të burgut.
Të arrestuarit në këtë burg shpeshherë ankohen se mungesa e mjekëve dhe trajtimi katastrofal në këtë burg është shkak për vdekjet e shpeshta.
Vetëm brenda një muaji në burgun e Idrizovës kanë ndërruar jetë tre persona, shkruan INA.
I ndjeri Mitat Sejdiu