Kosovarja që fluturon mbi Kosovë (FOTO/VIDEO)

Paragliding (paraglider) është një nga sportet aeronautike më të ri ,dhe një nga mënyrat më të lehta dhe më të thjeshta për të realizuar ëndrrën e fluturimit. Ky sport intensivisht është zhvilluar dhe zgjeruar gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit. Por ajo qe ndoshta nuk e keni ditur deri me tani është se një femër nga Kosova e ka guximin të merret me këtë sport dhe po shkon drejt hapave të sigurt të suksesit. Kjo është Kosovare Leskovci e cila në këtë bisedë për portalin INFOKUSI ka treguar si i nisi hapat e parë në këtë sport, sfidat, rreziqet dhe momentet me të mira qe ka përjetuar.  

Jo çdo njeri që merret me sport është edhe garues. Piloti duhet të investoj në vetveten që të arrijë një sukses sepse relativisht ky është një sport i shtrenjtë. Ambiciet janë shumë të rëndësishme sepse ai që ka ambicie të merret me gara ose të merret me sport si sportist këtë mund ta bëjë. Interesante se fisnikërinë e këti sporti e rrisin dhe femrat në Kosovë,përkundër pengesave ato prapë vazhdojnë të mirren me kët saport, shkruan portali INFOKUSI.

14731356_561347417382822_3657021242612705850_n

Portali INFOKUSI ju sjellë këtë rrefim të Kosovare Leskovci e cila është femra e parë shqiptare qe në moshë të saj po kalon çdo barriere për të arritur suksese në këtë sport.

Këtë sport e filloj në Slivovë

Në Slloveni Kosovarja tregon se i bëra hapat e parë. “Pasi arrita një shkallë, fillova ngadal të fluturoj vetë dhe më pas vazhduam me instruktorin fluturime dyshe dhe dola me ne fund vetem duke filluar  të bëjmë fluturime nëpër pika të ndryshme në Kosovë. Nuk e kisha imagjinuar kurr që do të jemë me krahë si albatrosi”, trefgon Kosovarja për portalin INFOKUSI.

Ajo me pas vazhdon rrefimin e saj duke treguar se ka qenë e dashuruar në këtë sport shumë e re dhe kjo deshir i erdhi nga babai i saj i cili po ashtu filloj sportin e fluturimit nga parashurat.

Babai filloj të merrej me këtë sport ku dhe unë menjëherë pas babit u regjistrova në Aeroklubin Prishtina. Por fillimisht  nuk më pranaun si paragllajdiste, por vetëm si modelare . Në vitin 2015 unë fillova me kurs në Paragliding te instruktori Fadil. Pasi e mbarova hapat e parë të kursit fillova të jem më aktiv me këtë sport”, tregon Kosovarja.

Ajo thotë se ky sport hyn në grupin e sporteve ekstreme dhe secili nuk mund të merret me këtë sport.

“Për kët sport egzistojë shumë gjera që shkojnë kah ana negative dhe të shtyjnë qe mos t’i duash apo të mos merresh me to. Sport extrem, frika e prindërve, relaiteti i femrave për t’u marrë me sport dhe ajo kryesorja kushtet financiare. Njeriu që do të merret me këtë sport duhet të jetë shumë i përgatitur psiko- fizikisht dhe materialisht. Duhet t’i plotësoj kushtet themelore dhe të vazhdoj me Paragliding.Mësimet dhe instruksionet e fluturimit i mora nga Instruktori Fadil Gërguri kurse gllajdin apo velen mora dhuratë nga Shkelqim Krasniqi,gjë që arrita të kompletohem deri diku”, thotë Kosovarja.

Fluturimi i rrezikshëm mbi Korçë

12832369_479113478939550_7627289132099267354_n

Ajo tregon për ekspriencën e fundit të cilën e kishte të dielen e ku kishte fluturim mbi Korçë.

“Ky fluturim thotë ajo ishte shumë i bukur kurse për pilotët tjerë ishte më shumë se frigë sepse fluturova për her të parë pa radiolidhje dhe nuk kisha komunikim nga pilotët tjerë, isha mbi qytet dhe shijoja qdo metër të fluturimit,një shqiponje me krah mbi një qytet siq ishte Korça ,që nuk e kisha ëndërruar të heci këmbë e jo të fluturoj. Nxora celularin bëra shumë foto, mbi qytet. Pasi aterova aty ku duhej të ateroja, shumë pilotë mua afruan me pyetje se si jam,imstruktri dhe babi me goje hapur mu afruan,për mrekullin që bëra. Mund të themi lirisht se ne kemi arritur që bashkë me Babin dhe instruktorin të thyejmë gradualisht izolimin e padrejtë të femrave  në sport. Na kanë mbetur vetëm edhe pak hapa, por deri atëherë ne po e tregojmë potencialin tonë, në sportin tonë”, thotë Kosovarja me krenari.

Thenjët e saj në FB
Perderi sa une shijoja fluturimin larte ne qiell , mbi Korcen e bukur , te gjith atje posht kishin hallin se si jam une ktu lart…Ishte fluturimi im i par duke e komanduar krejtesisht vetem , pa ndihmen e askujtt…Kur mbrriva poshte ne cakun e aterrimit , te gjith u afruan duke me pyetur si kalova atje lart , a kisha ndonje problem apo dicka tjeter…Une thjesht i shikova dhe thash se jam kenaqur pa mase…Por me e rendesishmja e kesaj ngjarje ishte videoja ku askush nuk e besoi se nje fillestare si une mund ta bej…Falenderoj shume te gjith ata qe po me perkrahin ne kete drejtim (Shkelqim Krasniqi Albani Kurtishi , Gezim Statovci , Fanol Shala ) perfshir shume pilot tjere qe me ndihmuan dhe akoma vazhdojn te me ndihmojn…Mbi gjith kta falenderoj shum Inspirimin tim #Babin dhe instruktorin #FadilGergurin qe nuk kurseu asnjeher asgje nga vetja tij.. /INFOKUSI.COM

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë