Ndonëse një qytet ku nuk zbatohen rregullat e qarkullimit rrugor do të ishte në kaos, ka një mënyrë se si mund t’i shpëtoni gjobave të Policisë Rrugore, sipas këshillave të këngëtares provokative, Zajmina Vasjari.
Ndonëse mënyra e saj nuk është shumë korrekte, apo disa mund ta quajnë të pahijshme, për Zajminën funksionon.
Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet duke kërcyer nën muzikën e këngës “Thi sis hy i’m hot”, ndërsa ekspozon fundshpinën nga xhami.
Përkrah videos Zajmina shkruan, “Ti shiko rrugën se me policët merrem unë”, duke iu referuar mikeshës së saj që është në timon. Nuk e dimë nëse për Zajminën funksionon vërtetë kjo strategji, por sidoqoftë ju këshillojmë të mos rrezikoni.