Ky është parashikimi i motit për vikend
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se për vikend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Nëpër ultësira do të ketë kushte për mjegull e cila vende-vende mund të jetë e dendur.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -16C deri -10C Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 C Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja e leht deri mesatare. Trashësia mesatare e borës në viset e ulëta u regjistrua nga 35-40 cm, kurse në viset malore nga 80-120 cm.

