Drenori me platformë të re politike për Drenasin

Ish kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori ka mbledhur ekipën e tij në takimin e parë për këtë vit, për të diskutuar rreth platformës së re politike për komunën e Drenasit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Drenori nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Facebook ku ka thënë se së bashku me ekipën e tij, kanë analizuar rrjedhën e procesit zgjedhor dhe rezultatin, raporton DrenicaOnline.

“U dakorduam që të ecim përpara dhe i vumë ekipës synim që deri në mars 2017 të krijojmë pika kontakti nëpër secilën lagje të çdo fshati dhe lagje urbane, me qëllim të informimit rreth qeverisjes lokale në Drenas”, ka shkuar Drenori.

Drenori tutje ka thënë se ekipa e tij është pasuruar me të rinj të pa korruptuar dhe me motiv për të çuar vizionin e tyre përpara për qeverisje lokale për qytetarët e Drenasit./DrenicaOnline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë