Caktohen pikat e rendit të ditës për seancën e radhës së KK të Drenasit

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, nenit 36, 41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së Punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës për datën 27.01.2016 ( e premte ), duke filluar në ora 13:00 në sallën e Kuvendit të Komunës (objekti i ri)  thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit.

Mbledhja do të zhvillohet me këtë rend dite:

  1. Proces verbali i mbledhjes të datës 09.12.2016
  2. Propozim vendim i raportit të komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të palëve për emërtim të rrugëve, rrugicave dhe vëndeve tjera publike të Komunës së Drenasit
  3. Propozim vendim për aprovimin e Planit të Veprimit për përmbushjen e Transparencës në Komunën e Drenasit
  4. Raporti i punës dhe aktiviteteve të ndërmarra në vititn 2016 nga Grupi i Grave Asambleiste në Drenas
  5. Plotësimi me një anëtarë të Komitetit për Politikë e Financa
  6. Plotësimi dhe zëvendësimi i Komitetit për Komunitete
  7. Të ndryshme

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë