Serbia shton armatimin afër kufirit me Kosovën

Kryetari i Këshillit Nacional për Preshevën, Bujanoc dhe Medvegjë, Jonuz Musliu, në një intervistë për “InfoBox” të “RTV Dukagjinit”, ka folur për provokimet që po i bën shteti serb në Luginë të Preshevës.

Sipas tij, të gjitha këto provokime janë të planifikuara dhe të nxitura nga zgjedhjet presidenciale që mbahen këtë vit në Serbi.

Madje, Musliu fajëson edhe Rusinë se po tenton që të faktorizohet në Ballkan përmes shteteve si Mali i Zi, Greqia, Maqedonia, e sidomos Serbia, dhe se pas zhvillimeve provokuese serbët kanë shtuar armatimin e rëndë në bazën që gjendet jo më larg se 15 km larg kufirit me Kosovën.

Musliu u ankua në dy qeveritë, atë të Kosovës dhe Shqipërisë për mos angazhim të duhur karshi shqiptarëve të Luginës.

“Ditëve të fundit ka pas disa maune të cilat që kanë qenë me topa dhe që kanë qenë kanë ardhur nga Leskovci në drejtim të Bujanocit”, ka thënë Musliu.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë