Nga shembja e çatisë së hotelit në Itali, të zhdukur 30 persona
Një ortek e ka varrosur një hotel i cili gjendet në mal të Italisë qendrore. Zyrtarët e mbrojtjes civile thonë se 30 persona janë zhdukur pasi çatia e këtij hoteli u shemb si pasojë e borës
Orteku erdhi pas tërmeteve të djeshme që goditën këtë rajon, duke bërë që të mbyllen shkollat dhe sistemi i metrosë në Romë, shkruan New York Times, transmeton Gazeta Express.
Epiqendra e tërmetit ishte Italia qendrore, vend ky që u godit nga një sërë tërmetesh vdekjeprurëse muaj më parë.