Lladrovci: Do të vazhdojm edhe ne të ardhmen për parandalimin e barktisjes së shkollimit nga fëmijet
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marrë pjesë në takimin e Grupit Komunal për të Drejtat Sociale të cilit grup i ka ofruar mbështetje edhe ne të ardhmen për të ndaluar barktisjen e nxënësve nga shkolla.
Takimin e ka hapur, koordinatorja e grupit, Zahrije Podrimqaku-Subashi, e cila ka falënderuar kryetarin Lladrovci për përkrahjen e grupit. Kryetari Lladrovci, ne këtë takim, vlerësoi punën një vjeçare të grupit, dhe inkurajoj qe të vazhdojnë punën e tyre për parandalimin e barktisjes së shkollimit nga fëmijet, sepse mësimi është i domosdoshëm në shekullin që po jetojmë. “Do ta keni përkrahjen time të pakursyer për të parandalur braktisjen e shkollimit”, ka thënë kryetari Lladrovci. Në këtë takim ishin pjesmarrës, pos grupit komunal edhe përfaqësues të organizatës gjermane GIZ, qe është edhe mbështetëse e këtij projekti, përfaqësues të Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, organizata CEAE, që ishte edhe organizatore e këtij takimi dhe organizata e “Hendikosit” në Drenas. Fakete Kukaj, përfaqësuese e MAPL-së, ka vlerësuar lartë punën e grupit për të drejtat sociale në Komunën e Drenasit dhe ka ofruar mbështetjen e ministrisë për fushatat vetëdijesuese në parandalimin e barktisjes së shkollimit nga fëmijët. Kurse, Rrezarta Jashari nga organizata gjermane GIZ, gjatë këtij takimi ka konfirmuar se GIZ, do të vazhdoi mbështetjen edhe gjatë vitit 2017.