Kjo çka ka bërë Meda për familjen nga Vitia që nuk kanë bukë për të Ngrënë, është mahnitëse

Kushtet e rënda ekonomike të familjes shtatë anëtarëshe nga Hajvalia për të cilën raportuan ditët e fundit mediat e Kosovës, kanë prekur shumë këngëtarin e njohur Mehedin Pergjeçaj, Medën.

Duke qenë se edhe vet Meda banon në Hajvali, ai së bashku me shokët e tij Ragip Muratin nga Zvicra dhe Besnik Tahirin nga Gjermania kanë marr aksion për ta ndihmuar familjen Vitia. Të paktën kështu shkruan në murin e këngëtarit Meda në “Facebook”, raporton “Kosovarja”.

“Këngetari i mirënjohur Meda bashk me shoqërinë e tij Ragip Murati nga Zvicrra dhe Besnik Tahiri nga Gjermania, marrin inicativën dhe e përkrahin familjën Vitija nga Hajvalija, dhe Meda po ashtu deklarohet që akcionin për ta ndihmuar këtë familje po e vazhdon ende….”.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Meda tregon shpirtin e tij human ndaj të varfërve. Ai gjithnjë ka ndihmuar familje të shumta, madje shumë familjeve u ka ndërtuar edhe shtëpi, por asnjëherë nuk ka dashur që këto gjëra të i bën publike.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë