34 aksidente brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë ditës së mërkurë, në territorin e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 34 aksidente trafiku prej të cilave 11 me persona të lënduar dhe 23 të tjera me dëme materiale. Ndërsa policia rrugore ndaj gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që nuk kanë respektuar rregullat e trafikut, ka shqiptuar 764 gjoba kundërvajtëse./Indeksonline/