Rrëfimi i dhimbshëm për bashkëluftëtarin e Fehmi Lladrovcit: Sot nuk gëzon asnjë beneficion (Foto)

Një i ri nga komuna e Drenasit ka rrëfyer një ngjarje të dhimbshme për një bashkëvendas të tij, ish-ushtar i UÇK-së, i quajtur Arben Gjoka, i cili përkundër kontributit të madh në luftën për lirinë e vendit, sot nuk gëzon asnjë beneficion nga shteti.

Rrëfimin që i riu Esat Shala e ka shpalosur në Facebook, thotë se e ka dëgjuar nga vet Arben Gjoka, i cili vjen nga Tërsteniku i Drenasit. Gjoka përshkruhet si një ndër luftëtarët e heroit, Fehmi Lladrovci.

“Më 22 shtator Arbeni largohet nga shtëpia për në malet e Verbocit dhe pastaj ishte kapur nga forcat paramilitare serbe. Në atë kohë ai ishte bashkëpunëtor i komandantit Fehmi Lladrovci. Forcat serbe Arbenin e kishin quajtur terrorist para qindra njerëzve të cilët ishin zënë rob – pastaj Arbenin e kishin rrahur brutalisht, në mënyrën më barabare dhe për disa orë e kishte humbur vetëdijen. Më pastaj e kishin dërguar në Stacionin e Policisë të Drenasit ku ishte i lidhur me zinxhir. Pastaj e kishin futur në një kolibe qeni. Ishte mbajtur i lidhur ashtu për disa ditë”, rrëfen Shala.

Arbeni ishte liruar me ndihmën e babait të tij, rrëfen Shala – dhe më pas kishte shkuar në Gjermani, mirëpo ende pa u shëruar mirë nga plagët e marra ai ishte kthyer në Koshare, ishte veshur e armatosur dhe kishte nisur luftën. Por ishte pagosur rëndë në Koshare.

“Ishte armatosur në Koshare dhe pas disa muajve luftimesh, Arbeni plagoset rënë në Koshare. Sot Arbeni është i gjallë dhe për fat të keq nuk gëzon asnjë beneficion të shtetit”, thuhet në fund të rrëfimit të Shalës. /Periskopi/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë