Kris kënga për Thaçin: Ku po shkon o tren i zi, në Kosovë nuk të la me hi (Video)

Rapsodit shqiptar Nuredin Gashi, i janë dashur vetëm disa orë për ta nxjerrë një këngë rreth zhvillimeve të fundit politike në vend.

Ai i ka kënduar presidentit Hashim Thaçi dhe ndaljes së trenit propagandues serb, i cili ishte nisur për Kosovë të shtunën e javës së kaluar.

Për këtë këngë ai ka njoftuar përmes profilit të tij në Facebook, duke thënë se i thura shpejt e shpejt disa vargje për presidentin Hashim Thaçi, duke prezantuar këngën e tij me titullin “Ku po shkon o tren i zi, në Kosovë nuk të la me hi”.

Kjo është njëra prej strofave të kësaj kënge:

“Niset treni me çetnikë të zi,

Në Mitrovicë po do me hi,

S’kanë marrë leje prej kërkujt,

Dojnë me ardhë në vend të huaj,

Plot mbishkrime antishqiptare, dojnë me hi me ba hajgare,

Trim Hashimi nau çu në kamë,

Çonu trima ju tetanë…

…çonu trima ju tetena, shkoni në Rashkë priten me jau nxanë

Mos ma leni me hi në këtë anë…”,

Në profilin e tij në Facebook, rapsodi Nuredin Gashi ka marrë mbi 4.3 milionë pëlqime, kurse kënga i është shpërndarë nga rreth 3 mijë persona dhe është klikuar mbi 171 mijë herë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë