Zyrtare: Lladrovci shkarkon Hyrije Xhemajlaj dhe Xhemë Binakun

Konfirmohet zyrtarisht lajmi i dhënë ekskluzivisht nga “DrenicaOnline” se Kryetari Lladrovci nuk e vazhdon punën edhe me drejtorët që kanë të ngritur aktakuzë.
Në një takim me drejtor të drejtorive komunale, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovc, ka kërkuar nga drejtor të cilët kanë të ngritur aktakuzë të largohen nga detyra zyrtare e ushtrimit si drejtor.
“Pas shkarkimit të katër zyrtarëve komunal me aktakuza të ngritura, sot, në takim me drejtorët e drejtorive komunale, kam kërkuar që secili që ka aktakuzë të ngritur, të largohet nga detyra. Dy drejtorët politik, Drejtori i Administratës së Përgjithshme Komunale, Xhemë Binaku dhe drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Hyrije Xhemajlaj-Thaqi, janë me aktakuza dhe tashmë nuk janë më drejtor të drejtorive”, ka thënë kryetari Lladrovci./DrenicaOnline.com/
Për më shumë lajme nga Drenasi dhe Skenderaj, ju lutemi bëjeni LIKE faqen DrenicaOnline në facebook:
https://www.facebook.com/drenicaonline/