Veseli: Do ta transformojmë shpejt FSK’në në ushtri, do të miratohet edhe demarkacioni

Kreu i Kuvendit të Kosovës, sot gjatë ditës është shprehur se Kosova shumë shpejtë do ta jetësojë çështjen e Demarkacionit si dhe atë të transformimit të FSK-së në ushtri.

“Shumë shpejt presim ta transformojmë FSK dhe ta kalojmë demarkacionin”. ka thënë Veseli.

Sipas tij demarkacioni e ka dëmtuar fuqinë politike të Kosovës dhe sovranitetin e vendit

“ ….duhet të përcaktojmë kufijtë dhe sovranitetin tonë. Kemi interes që pasi ta shënojmë kufirin me Malin e Zi të nisim të përcaktojmë edhe kufirin me Serbinë. Jemi duke e dëmtuar vetveten me demarkacionin”, ka shtuar Veseli.

“Demarkacioni po shndërrohet në favor për Serbinë në arenën ndërkombëtare, si pafuqi e jona për të ecur përpara”.

Në fund Veseli ka apeluar drejt qytetarëve të ta duan dhe të besojnë më shumë në shtetin e Kosovës.

“Ky shtet do të ekzistojë për jetë dhe nuk ka kush që e cenon”, ka përfunduar Veseli.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se është duke u marrë me murin ilegal në Mitrovicë, bashkë me kryeministrin Isa Mustafa dhe Presidentin Hashim Thaçi.

……..

“Muri do të rrënohet gjithsesi. Nuk e di më 1 apo më 17 shkurt. Por ai do të rrënohet”, ka thënë Veseli pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Veseli ka shprehur optimizëm edhe për mbarëvajtjen e sesionin pranveror të Kuvendit që duhet të fillojë në këtë javë.

“Muri është artificial. Ai do të rrënohet. I thërras qytetarëve që të kenë besim në shtet. Do të rrënohet. Është promovim i një koncepti ndarës. Edhe te treni s’keni besuar se do të ndalet. Besoni më shumë në institucione”, ka thënë Veseli.

“Treni ka qenë provokim artificial i Beogradit. Kemi punë më të mençura sesa të bëhen provokime të tilla. Qytetarët duhet të kenë besim te institucionet dhe sovraniteti. Nuk do të lejojmë asnjë provokim. Nuk ka nevojë për trena me vizatime, por trena për lëvizjen e lirë të qytetarëve”, ka thënë Veseli para gazetarëve, transmeton Klan Kosova.

“Falënderoj presidentin, kryeministrin për koordinim në këtë rast, por më së shumti punonjësit e shtetit që pa asnjë provokim dhe inat kanë treguar se Kosova është shtet”.
“Kosova nuk ka asnjë varshmëri nga politika e Serbisë. Dëshirojmë që Lista Serbe të kthehet sa më shpejt në Kuvend”, ka thënë Veseli.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë