Mediat serb konfirmojnë se Serbia ka vënë në lëvizje tanket ushtarake

Edhe mediat serbe kanë raportuar se gjatë ditës së sotme shumë tanke dhe kamion ushtarak janë parë në lëvizje në Novi Pazar të cilat janë nisur në drejtim të Ribarice.

Sipas tyre, e gjithë kjo po bëhet pas tensioneve që janë ngritur mes Kosovë dhe Serbisë dhe pas deklaratave të djeshme të presidentit serb Tomislav Nikolic.

“Sot në mëngjes rreth orës 9 e 30, në Novi Pazar janë parë disa automjete të blinduara ushtarake dhe automjete të cilat janë nisur në drejtim të Ribarice. “Lëvizja” e ushtrisë serbe vije pasi tensioneve që janë ngritur mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti serb Tomislav Nikjolic gjatë ditës së djeshme tha se është i gatshëm të dërgojë forcat a armatosura në Kosovës, nëse qytetarët e tyre serb në Kosovë do të prekën”, ka shkruar media serbe sandzakhaber.net, transmeton Indeksonline.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë