Mediat kroate ia kujtojnë Vuçiçit dashnorin shqiptar të nënës (Foto)
Një portal kroat shkruan se kryeministri serb Vuçiç ka prejardhje shqiptare nga babai.
Portali Dnevno.Hr thekson se babai biologjik i shefit të qeverisë serbe është gazetari shqiptar Fahri Musliu.
Jo vetëm kaq, por ky portal ka postuar edhe fotografi të Musliut dhe Vuçiç për të theksuar ngjashmëritë ndërmjet tyre.
“Vuçiç ia ka dhënë besën babait të tij Fahriut se Kosova do të ndahet nga Serbia”, shkruan portali Dnevno.Hr, ndërsa më pas theksohet se Fahri Musliu ka punuar në RTS, ku ka punuar edhe nëna e Vuçiç.
Personazhi i cili përmendet se është babai i Vucic, është kontaktuar disa herë nga mediat në Kosovë, por ai vazhdimisht e ka mohuar këtë gjë.
Deklaratë se nuk është babai i Vucic ai pati dhënë edhe për Gazetën Express.