Mediat gjermane: Stopimi i trenit parandaloi një luftë e re

Edhe media të ndryshme nga hemisfera gjermane kanë raportuar për ndalimin e trenit propagandues të Serbisë. Ato kanë shkruar sesi pas 18 vjetëve, në mënyrë të njëanshme, Serbia kishte vendosur të niste një tren në drejtim të Kosovës.

Sipas tyre, ishte Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai që kërkoi nga autoritetet e sigurisë ta ndalojnë këtë tren.

E përditshmja prestigjioze “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka shkruar se hyrja e trenit me mbishkrime provokative në shumë gjuhë në territorin e Kosovës për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka qenë e papranueshme.

Sipas mediave gjermane, treni serb për pak sa nuk nxiti një luftë të re në Ballkan, duke cituar gazeta të afërta me Qeverinë e Serbisë. “Kosova për shkak të një treni, për pak sa nuk nxiti një luftë të re”, thanë autoritetet e Serbisë, transmeton IndeksOnline.

Edhe e përditshmja tjetër gjermane “Die Welt” shkruan se pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kërkoi ndalimin e trenit, forca të shumta të njësisë speciale të policisë së Kosovës u vendosën në kufi me Serbinë. Mirëpo, sipas gazetës udhëtimi i trenit propagandues serb përfundojë në Rashkë të Serbisë.

Mediat gjermane raportuan edhe për deklaratat e përfaqësuesve të Serbisë, ku presidenti serb, Tomislav Nikoliç kërcënoj Kosovën me përdorim të ushtrisë.

„Ne do të dërgojmë ushtrinë, për të mbrojtur serbet nga vrasjet eventuale”, ka thënë Nikoliç.

Sipas gazetës “Die Welt” normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është kusht për integrimin e Serbisë në BE.

“Edhe Kosova aspiron anëtarësim në BE”, shkruan Die Welt.

Për trenin kanë shkruar edhe media tjera gjermane si “Tageszeitung”, “Süddeutsche Zeitung” dhe shumë media tjera gjermano folëse në Austri dhe Zvicër. /IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë