Ky është lajmi i ri i Ministrisë së Infrastrukturës për provimin e patentë shoferit

Pyetjet për dhënien e provimeve për patentë shofer për kategorinë “B”, nga dita e sotme janë të publikuara në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Infrastrukturës.
Kështu ka njoftuar përmes një komunikate Ministria e Infrastrukturës, e cila tha se kjo ka ardhur pas vendimit të sekretari të përgjigjëm të kësaj ministrie, transmeton Indeksonline.
“Njoftohet opinioni se me vendimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës për publikim e pyetjeve për dhënien e provimeve për patentë shofer për kategorinë “B”, nga dita e sotme vendimin dhe pyetjet e përgatitura janë të publikuara në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Infrastrukturës”, thuhet në këtë komunikatë.
Ato mund të gjenden te rubrika e pyetjeve dhe përgjigjeve në ballinën kryesore në ueb-faqen e Ministrisë së Infrastrukturës, apo në linkun e mëposhtëm:
http://mi-ks.net/sq/rregullat-…