Lladrovci vazhdon takimet në fshatra të Drenasit

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, të premten në mbrëmje ka qëndruar në fshatin Kizhnarekë, ku është takuar me banorët e këtij vendi dhe u ka treguar atyre se projektet që do të realizohen ne këtë fshat janë në interesin e gjithë banorëve.
“Ky është një takim shumë i frytshëm, pasi që ju jeni ata që i dini më së miri hallet e fshatit për çka ka nevojë dhe ne jemi këtu për të dëgjuar që hallet e juaja të gjejnë zbatim me projekte konkrete. Ky është një bashkëpunim shumë i sinqertë dhe domethënës, ky fshat është i njohur për atdhetarizëm, ndaj ka nevoja të cilat me përkushtim mund të realizohen”, ka thënë para banorëve të fshatit, kryetari Lladrovci.
Nga ky takim, kërkesat e banorëve ishin për rregullimin e rrugës që kalon skaj lumit, mundësia e rregullimit të kanalit të lumit paralel me rrugën, ndërsa shqetësimi i tyre më i madh ishte cilësia e punimeve të një pjese të kanalizimit të fshatit i cili po bartet nga viti në vit dhe nuk është përfunduar ende.
Qytetarët e këtij fshati, treguan që këtë vit rrugët e tyre janë pastruar shumë më mirë se herëve të tjera nga bora, dhe kanë falënderuar kryetarin Lladrovci që ka vizituar fshatin e tyre pas marrjes se detyrës.  Vizitat në vendbanime nga kryetari Lladrovci, do të vazhdojnë çdo fundjavë për të dëgjuar hallet e tyre. ​

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë