Thaçi: Treni është provokim i radhës, të ndërmerren veprime për ndalimin e tij

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka reaguar në lidhje me trenin i cili do të arrijë pas pak në Mitrovicë i nisur në mëngjesin e sotëm nga Beogradi.

Thaçi ka theksuar se Kosova respekton lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave por sipas tij hyrja e një treni të mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, është krejtësisht e papranueshme.

Ky është postimi i plotë:

Kosova respekton lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Por, hyrja e një treni të mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, është krejtësisht e papranueshme.

Për më tepër, në këtë tren ka udhëtarë dhe zyrtarë të lartë të Serbisë të cilët nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë sipas procedurave në fuqi.

Prandaj, çfarëdo që është ilegale dhe cenon sovranitetin shtetëror të Kosovës, duhet të parandalohet. Ky tren është provokim i radhës dhe autoritetet e Kosovës duhet t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për ndaljen e menjëhershme të tij. HTH

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë