Ish komandanti i FSK-së godet keq kryeministrin

Ish komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati ka adresuar një varg kritikash në drejtim të  kryeministrit Isa Mustafa.

Kastrati përmes këtij postimi i ka kërkuar përgjigje Qeverisë se çka duhet tjetër të bëj Serbia që të këndell kabinetin e kryeministrit, shkruan Indeksonline.

Gjeni të plotë statusin:

Kryeministër edhe çka duhet të bëjë Sërbija për të të kendell juve dhe kabinetin tuaj. Serbisë i duhet një kundërpërgjigje. I duhet dhënë leksion shtetëror për të gjitha veprimet që bën karshi Republikës së Kosovës. Mos transforimk i FSK-së në Ushtri, Muri , fletarrestët ndaj pjestarëve të UÇK_se, treni, bombat në objektet qeveritare, lëvizja e lirë e mallrave dhe qytetarëve janë vetëm disa nga arsyet pse Ju Kryeministër i R. së Kosovës në mënyrë urgjente duhet të refektoni. Politika e Kosovës duhet të unifikohet në qëndrimet shtetërore ndaj Serbisë, sepse Kosova çdo ditë po rrezikohet dhe po trupërohet.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë