Vehbi Berisha: “Pastrimi” që 1 muaj nuk po i grumbullon mbeturinat, e ne paguajmë faturën !

Asambelisti në Kuvendin Komunal të Drenasit Vehbi Berisha, ka bërë të ditur nëpërmjet faqes së tij zyrtare në facebook se ka ngritur shqetësimin e qytetarëve të Drenasit për mos grumbullimin e mbeturinave në fshatra dhe lokalitete tjera të Komunës së Drenasit, ku ka marr edhe vergjie zyrtare nga institucionet përgjegjëse në Drenas.

Për me tepër lexoni në vijim postimin e plot në faqen e tij në facebook:

Të nderuar qytetarë të Drenasit, pas shumë shqetësimeve të cilat i kemi pranuar këto ditë nga disa banorë të fshatrave Gllanasellë, Dritan, Arllat etj të cilët ankohen se ekipi për grumbullimin e mbeturinave të KRM “Pastrimi”, për më shumë së tri javë rresht, nuk e kanë bërë grumbullimin e mbeturinave në fshatrat e lartcekura si dhe në disa lokalitete tjera të Komunës së Drenasit.

Për këtë çështje sot nëpërmjet postes elektronike zyrtare iu kamë drejtuar Drejtoreshës së Shërbimeve Publike dhe Emergjenca (DSHPE), ku edhe e kam ngrit shqetësimin tuaj për  grumbullimin dhe marrjen e mbeturinave në disa fshatra të Komunës së Drenasit, që nuk po realizohet gati që një muaj, për të cilin shërbim qytetarët rregullisht paguajnë faturën mujore.

Për ketë çështje të ngritur e kamë pranuar edhe përgjigjën zyrtare nga DSHPE-ja, të cilët janë arsyetuar se grumbullimin i mbeturinave nuk është bërë për shkak të kushteve atmosferike si dhe mos punës në ditët e festave. Arsyetim të njëjtë kanë dhenë edhe zyrtaret e KRM “Pastrimi”- njësia në Drenas pasi që i kam kontaktuar me telefon, por janë zotuar që sa më parë që është e mundshme do të përmirësojnë gjendjen e grumbullimit të mbeturinave në terren.

Vehbi Berisha – Asambleist në KK Drenas

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë